VIDEO/ Sekuestrohen afro 100 mijë euro në autobusin e linjës Bari-Durrës, shoferi i kishte fshehur në tavan, vihet në pranga

Date:

- Advertisement -

Arrestohet Elson Rrodhe në Portin e Durrësit. 37-vjeçari u vu në pranga pas një kontrolli që u ushtrua në mjetin (autobusin) që ai drejtonte.

Policia zbuloi se ai kishte fshehur një shumë të madhe parash (euro) në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës, me qëllim që të mos i deklaronte në hyrje të RSh-së. Gjatë kontrollit të imtësishëm në autobus, me metoda bashkëkohore, në pjesën e tavanit, janë gjetur 8 paketime me kartëmonedha në euro, gjithësej 99 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

VIDEO nga momenti i sekuestrimit

NJOFTIMI I POLICISË:

Port Durrës/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare. Finalizohet operacioni policor i koduar “Entry”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Kishte fshehur një shumë të madhe parash (euro) në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës, me qëllim që të mos i deklaronte në hyrje të RSh-së, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari (drejtuesi i autobusit). Sekuestrohen 99 700 euro të ndara në 8 paketime. Shërbimet e Policisë Kufitare në port Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e paligjshmërive dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Entry”.

Gjatë operacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një autobus tip “Scania” i linjës Durrës-Bari-Durrës. Gjatë kontrollit të imtësishëm në autobus, me metoda bashkëkohore, në pjesën e tavanit, janë gjetur 8 paketime me kartëmonedha në euro, gjithësej 99 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Rr., 37 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...