“La shkollën për të larë enët”, media spanjolle cilëson Uzunin si “Cristiano Ronaldon” e Shqipërisë

Date:

- Advertisement -

Në Spanjë janë të mahnitur nga historia e Myrto Uzunit. Ky i fundit është padyshim një shembull për të gjithë lojtarët shqiptarë se mund t’ia dalin, pavarësisht vështirësive që kalojnë dhe financave të tyre.

“Infobae” ka shkruar një artikull për Uzunin duke e quajtur si “Cristiano i Shqipërisë”. Në të tregohet historia e Uzunit që në moshën 10-vjeçare kaloi tre ditë duke e ecur me familjen për të mbërritur në Greqi, që t’i shpëtonin varfërisë.

“La shkollën që të ndihmonte nënën e tij të lante enët, tani është fjala e parë në Spanjë dhe i lakmuar nga të gjithë, ndodhet në La Liga”.

Njëkohësisht kjo media kujton përballjen me idhullin e tij, atëherë kur Ferencvaros luajti me Juventusin dhe Uzuni arriti të shënonte dhe në fund të ndërronte fanellën me lojtarin që e kishte parë në televizor dhe e admironte aq shumë: “Ishte padyshim dita më e bukur e karrierës së Uzunit”.

Uzuni është një ngha sulmuesit më të mirë të ligës së dytë spanjolle me sasinë e gilave të tij të shënuar këtë sezon. Ai tashmë është promovuar me klubin e tij në La Liga dhe vlera e kartonit të tij ka shkuar në 25 milionë euro./h.ll/abcnews.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...