Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, Tiranë, pasditen e djeshme ku një pasagjer i linjës së urbanit të “Unazës” është dhunuar në mënyrë skandaloze nga shoferi dhe faturino.
VIDEO e ngjarjes qe duhet denuar nga institucionet
Sipas një video të publikuar nga “JOQ” mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela” pranë “Stacionit të Trenit”, ku pasagjeri i cili po udhëtonte me linjën e “Unazës” është dhunuar me grushta dhe shkelma nga punonjësit e kësaj linje.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të babait të qytetarit, i cili së bashku me të birin udhëtonin me këtë linjë. Ndërkohë, sipas dëshmive të pasagjerëve të tjerë i gjithë konflikti filloi pasi babë e bir i kërkuan llogari punonjësve së urbanit se pse nuk i njoftuan për stacionet ku ndalon autobuzi, pasi kishin shkuar shumë larg destinacionit.
Fillimisht mes tyre pati konflikt verbal, i cili më pas u përshkallëzua deri në përdorimin e dhunës. Faturino dhe shoferi zbritën nga urbani, të cilin e ndaluan në mes të rrugës, disa metra larg stacionit ku dhe duhet të ndalonte, dhe në trotuar shihen teksa godasin me shkelma qytetarin. Ndërkohë, babai i tij i tmerruar përpiqet që t’i ndalojë, mirëpo si faturino njëjtë dhe shoferi nuk ndalin shkelmat ndaj qytetarit.