Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Kosovë, ku në Deçan puthte në buzë nxënësen e klasës së shtatë. Valentin Selmanaj, është filmuar teksa puth me dhunë në buzë të miturën dhe video u shpërnda menjëherë në rrjet.
Nxënësja 12-vjeçare, sipas dosjes së prokurorisë, ka deklaruar në stacionin policor se mësuesi e ka puthur në buzë atë dy herë edhe pse ajo e ka kundërshtuar.
Por Valentin Selmanaj ka mohuar akuzat. Në deklaratën e tij e pranon që është mësimdhënës i viktimës, se ka qenë në dijeni të moshës së saj, por thotë se vetëm e ka përkëdhelur dhe duke i vendosur dorën në kokë e ka afruar afër vetes për disa sekonda.
Ngjarja është denoncuar në policia nga një nxënës i shkollës që ka filmuar momentin. Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.