VIDEO/ Mbajeni shënim Denis Matrakun! Një yll i ri po lind në Shqipëri, të befason me gjuajtje me të dyja këmbët

Date:

- Advertisement -

Shqipëria po fërkon duart dhe po bëhet gati për një brez lojtarësh që mund ta nxjerri në dritë. Tanimë jo vetëm futbollistë që rriten në shkollat europiane të futbollit, por edhe produkte të dala nga vendi ynë.

VIDEO nga ndeshja e fundit e talentit Matraku

Myrto Uzuni është imazhi kryesor, teksa tani është kthyer në heroin e Granadas dhe do të jetë pjesë e La Liga. Amir Rrahmani ka luajtur më herët te Partizani dhe tani është shpallur kampion në Serinë A, ndërsa një rrugëtim të tillë e kishte edhe Vedat Muriqi, megjithëse nuk ka luajtur aq sa mbrojtësi në vendin tonë.

Ernest Muçi dhe Celhaka iu bashkuan Legias së Varshavës, ndërsa Skuka shkoi te Metz dhe Xhixha te Qarabag. Të gjithë këto shembuj tregojnë se mund t’ia dilet që të kapet niveli më i lartë i futbollit edhe nga Shqipëria.

Një prej futbollistëve të rinj që duhet parë me shumë vëmendje është Denis Matraku. Pjesë e “Tirana Young Stars”, do të ishte ky futbollist që do t’i jepte fitoren Shqipërinë U-15 në ndeshjen e fundit kundër Maqedonisë U-15 me shifrat 3-2. Dy gola nga Matraku, në një përballje që tregoi edhe njëherë tjetër se mund të befasojë portierin kundërshtar duke goditur saktësisht me të dyja këmbët.

Ky futbollist duhet të mbahet shënim dhe në vëmendje për në vazhdimësi. Luan si sulmues krahu i majtë dhe i djathtë, ndërsa pikën më të fortë e ka shpejtësinë, forcën, driblimin dhe goditjen. Qartësisht e bën lehtë diferencën nga bashkëmoshatarët e tij. “Është lojtar punëtor dhe fjalë pak. Ai ka cilësi të mira tekniko-taktike. Është paraqitur shumë mirë jo vetëm me Maqedoninë e Veriut, por edhe me Bosnjen ku shënoi për Shqipërinë.

Duhet të punoj akoma më shumë sigurisht dhe kryesorja, të jetë me këmbë në tokë. Futbolli ka shumë punë për të ecur përpara. Ka driblimin dhe nuhatjen e portës si pikë të fortë, ka qetësinë dhe është një lojtar i fort, luftarak”, u shpreh ndihmës trajneri i Kombëtares U-17, Fatjon Muhameti, por që ka punuar me Matrakun pasi ishte pjesë e Shqipërisë U-15 deri në takimin e fundit ku fituam 3-2 ndaj Maqedonisë së Veriut. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...