Futbollisti Myrto Uzuni tregon më në detaje se si planifikoi t’i propozonte të fejuarës së tij në fushën e futbollit.
VIDEO nga emisioni Opinion ku ishte i ftuar Myrto Uzuni
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Uzuni ka ndarë emocionet që ka ndjerë në ato momente dhe si e ka krijuar “skenarin” për ditën e shënuar kur do i propozonte të dashurës së tij të zemrës.
Blendi Fevziu: U bë virale një video e juaja ku ju i propozonit të dashurës tuaj në stadium?
Myrto Uzuni: Njerëzit që më njohin e dinë që gjëja e vetme që më bën të lumtur është futbolli. Isha shumë i lumtur nga futbolli. Ky moment me të fejuarën time ishte momenti më i mirë pasi u shpalla golashënuesi i Spanjës. E kisha menduar atë skenë. Nuk ishte diçka që e kisha planifikuar kohë më përapara, por pashë se si po ecte ndeshja dhe ecuria ime dhe momeva se ishte momenti i duhur që ta bërë propozimin sepse ajo ka qenë një mbështetje e madhe. Është me lot sepse nuk e priste dhe atë moment para se të luaja, i fika internetin, që t’i bëja një lojë dhe ajo nuk dinte asgjë. Jam shumë i kënaqur./tvklan.al