Safet Gjici i kërkon falje vetëm publikut, por jo familjes së tij

Date:

- Advertisement -

Pak orë pasi një video intime bëri xhiron e rrjetet e sociale, Safet Gjici dha dorëheqjen si kryetar i Bashkisë së Kukësit. Në video, Safet Gjici shfaqej në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me një femër.

Në reagimin e tij, Gjici thotë se me vajzën që shfaqet në video ka prej kohësh marrëdhënie intime, ndërsa thekson se regjistrimi dhe shpërndarja e pamjeve janë pjesë e një kurthi nga kundërshtarët politikë.

“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që s’e bënë dot me votën e kuksianëve. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë, por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth”, shkruan Gjici në faqen e tij në Facebook.

Gjici, i cili është i martuar dhe baba i katër fëmijëve, iu ka kërkuar falje të gjithëve, por jo familjes së tij. Në asnjë rresht të reagimit, Gjici nuk ka asnjë fjalë ndjese për familjen, ndërkohë që para disa është kohësh është bëre edhe gjysh.

“Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jetën kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen”, përfundonn Gjici reagimin e tij në faqen e tij zyrtare në Facebook, ndërsa ka bllokuar edhe komentet e ndjekëseve.

Edhe Qeveria ka shkarkuar kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, pas publikimit të videos intime. Lajmin e dha ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë.

“Këshilli i Ministrave mori vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kreut të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici”, tha Ibrahimaj.

Ndërkohë, SPAK ka regjistruar hetim penal për Gjicin. Video skandali është regjistruar më 6 qershor.

©Copyright Vox News

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...