Kryebashkiaku i shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici, ka qenë tema e ditës së sotme në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale pas videoskandalit të bërë publik.
Kësaj pyetjeje 1 milionë dollarëshe, i ka dhënë përgjigje eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”.
Ai tha se filmimi i aktit është bërë me anë të një çante, që është vendosur posaçërisht në atë pamje për të filmuar aktin.
Sipas Karamuços këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri, të cilat kushtojnë rreth 300 dollarë.
Karamuço: Dinamika e supozuar ka qenë kjo: Janë futur në zyrë, filmimi është bërë nga një çantë. Çanta është pozicionuar në atë pamje ku vërtet do të kryhej akti, në pjesë ballore të zyrës. Ky nuk është akti i parë, do ketë qenë akti i përsëritur.
Është vendsosur çanta, e shikoni atë vrimën e vogël te zinxhiri, ajo ka një bateri. Ky është prodhim indian diku te 300 dollarë. Këto janë çanta që përdoren nga gratë të cilat duan të shantazhojnë përmes pamjeve filmike intime.
Këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri. Podseduesja e cantës ka qenë në dijeni të plotë të asaj që po filmohet dhe vazhdon të klërkojë ende pamje filmike, intime. Është e planifikuar.