Agjentja” që po josh politikanët në zyrat e tyre

Date:

- Advertisement -

Alma K. dyshohet se është vajza që iu “gjunjëzua” Safet Gjicit, për ta nxjerr atë njëherë e mirë nga zyra e Bashkisë së Kukësit, nga politika dhe për t’i lënë një njollë të zezë për gjithë jetën. Ish-kryetari hamshor nuk i rezistoi dot provokimeve të në vajze që hyri në zyrën e tij, e veshur bukur, joshëse dhe u dorëzua përpara saj si një skllav i vuajtur. Padyshim që Alma K. hyri në zyrën e Gjicit për të marrë prej tij filmimin që do t’i rrënonte karrierën. Qartazi duket se kamera ëshë vendosur në çantën e saj, e lënë përballë tavolinës ku u krye akti seksual.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se vajza është një agjente e mirëtrajnuar, për të nxjerr në pah epshet e papërmbajtura të zyrtarëve të lartë. Me origjinë ajo është nga Berati por jeton në Durrës dhe vepron e mbrojtur nga një grup kriminal. Dyshohet se Alma K. shfrytëzonte “kauza sociale” për tu takuar me zyrtarë të lartë, politkanë, njerëz të njohur e biznesmenë.

Qëllimi është mjaft i thjeshtë, grupi që e ka infilturar shantazhon më pas viktimat duke u vendosur gjoba. Burimet jo zyrtare kanë thënë se vajza ka edhe video të tjera, edne të papublikuara me persona të njohur në Shqipëri. Sipas asaj që transmeton “Korrupsioni.al”.

E megjithatë, kjo nuk e justifikon faktin se një kryebashkiak duhet ta kthejë zyrën e tij në motel për të përmbushur epshet e tij seksuale. Përtej faktit se Alma Kaçi mund te jetë e punësuar dhe drejtësia mund të zbulojë rrjetin e gjobëvënësve, përgjegjësia bie mbi zyrtarët e lartë që joshen si skllevër ndaj trupit të femrës së parë që u hynë në zyrë./ JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...