Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka bërë një deklaratë të bujshme, teksa ka komentuar video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Veleshnja shprehet se skandali i Gjicit është një gjë e vogël në krahasim me shumë ngjarje të tjera që ndodhin në vendin tonë. Ai shton se ka prezantues të njohur emisionesh, të cilët janë perversë dhe bëjnë gjëra shumë të frikshme.
“Ne kemi prezantues të mëdhenj ekranesh, të njohur emisionesh që janë perversa dhe bëjnë gjëra shumë të frikshme, jo si kjo e Safetit. Bëjnë gjëra shumë të frikshme, ngatërrohen nëpër familje. Hajde, se do dalin dhe këto të tjerat. Kështu që kjo e Safetit ishte më vogla.”- deklaroi aktori.