SPAK në kërkim të videos së plotë të Safet Gjicit, në pyetje do të merren edhe zyrtarë të bashkisë

Date:

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme, në rrjet u publikua një video erotike e Safet Gjicit të Kukësit, në zyrën e tij Bashkisë, bashkë me një vajzë. Pas videoskandalit, Gjici dha dorëheqjen duke kërkuar ndjesë, e duke shtuar se gruan me të cilën kryente aktin e njihte prej kohësh. Kjo e fundit është identifikuar si shtetasja me inicialet A.K.. Ndërkohë pas publikimit të videos që mësohet se është filmuar në datën 6 qershor, SPAK po e heton Gjicin për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria e Posaçme njofton se e kanë identifikuar vajzën që shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin, por ende nuk e ka marrë dëshminë e saj, që është mjaftë e rëndësishme për hetimet. Gjithashtu mësohet se do të dëshmojnë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë. SPAK po heton për të zbuluar nëse në videon e plotë ka patur biseda apo dhënie të favoreve që do të rëndonte pozitën e tij si dhe të zbulojë se kush e realizoi videon.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related