Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, u shfaq tepër entuziast, pas triumfit 2-0 që Shqipëria arriti në shtëpi ndaj Moldavisë. Ky ishte suksesi i parë për tekniku brazilian në ndeshjen e tij të dytë nën drejtimin e kuqezinjve.
Në prononcimin e dhënë menjëherë pas këtij dueli, Silvinjo vlerësoi maksimalisht performancën e lojtarëve, teksa deklaroi:
“Mendoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin. Këtë iu kishim kërkuar, të hynin në fushë dhe të luanin me 100 kilometra në orë, dhe e bënë këtë.
Ata kanë dhënë maksimumin, bënë gjithçka që i kisha kërkuar unë, bënë një ndeshje shumë të mirë.
Moldavia luante me forca të shumta mbrapa, ishte shumë e vështirë për t’i çarë, me durim ia dolëm mbanë dhe ia arritëm qëllimit.
Ndeshja tjetër është shumë shpejt, duhet të shikojmë me kujdes gjendjen e lojtarëve. Shumë shpejt do të analizojmë gjendjen e lojtarëve, për të krijuar një ide të qartë për Ishujt Faroe.
Është situatë e vështirë se as Berisha as Strakosha nuk luajnë me klubet. Kur erdhën këtu ishin në situatë të barabarta, Berisha ishte ajo që na bindi më shumë gjatë përgatitjeve”, u shpreh Silvinjo për “TV Klan”.
PANORAMASPORT.AL