Nedim Bajrami ishte protagonist në fitoren e Shqipërisë ndaj Moldavisë, duke shënuar golin e qetësisë për kuqezinjtë. Mesfushori i Sasuolos foli pas ndeshjes për “FSHF” duke u shprehur se është i kënaqur me fitoren por shtoi se duhet akoma punë për të arritur në Europian.
Jam shumë i kënaqur për 3 pikë dhe golin e parë me skuadrën. Kemi ndeshjen me Ishujt Faroe. Ato u lodhën më shumë dhe shënuam dy gola të bukur dhe duhet të vazhdojmë kështu.
Nuk kemi shumë kohë për të menduar por duhet të shkojmë dhe të marrim 3 pikë. Kjo ishte një ndeshje ku hodhëm vetëm hapin e parë, duhet të fitojmë edhe ndeshjen me Ishujt Faroe pasi kemi rrugë të gjatë. Faleminderit ët gjithëve që ishit këtu dhe Forca Shqipëria”, u shpreh Bajrami.