Më 16 qershor, në rrjet u publikua një videoskandal ku shihej Safet Gjici, tashmë ish-kryebashkiak, në momente intime në zyrën e Bashkisë me një grua. Pasi videoja u bë virale kudo, Gjici njoftoi në Facebook, dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Ai tha se gruaja në video është e dashura e tij me të cilën ka pasur një lidhje intime. Pas publikimit të videos që ishte filmuar në datë 6 qershor, SPAK nisi hetimet.
Prokuroria e Posaçme po heton Gjicin, por edhe biznesin e gruas që ishte në videoskandalin e kryebashkiakut. Gruaja e identifikuar si Alma K. ka hapur një biznes në vitin 2021, në emrin e saj, me qendër në Tiranë. Sipas të dhënave nga qendra Kombëtare të Biznesit, ofron shërbime konsulence dhe shërbime menaxheriale për biznese të treta, teksa SPAK ka sekuestruar dosjet në Bashkinë e Kukësit për të parë dhe verifikuar nëse vajza në fjalë ka përfituar ndonjë tender.