Një shqiptar ka marrë mirënjohjen e dy turistëve me gjestin e tij fisnik, Një shqiptar sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e turistëve danezë. Rrjedha e lumit në kanionet e Osumit ka marrë para një dyshe turistësh danezë. Shqiptari i identifikuar si Komi u ka shpëtuar jetën turistëve të cilët për JOQ e kanë falenderuar publikisht djalin që vuri jetën në rrezik për të shpëtuar dy jetë.
Turistët siç dëgjohet dhe në video, shprehen se shqiptari, është djali më i mirë që kanë takuar. Duke e cilësuar si hero shqiptarin që bëri këtë gjest heroizmi, turistët bëjnë thirrje që kushdo që vizion bukuritë në kanionet shqiptare të kenë kujdes dhe të kontrollojnë motin dhe rrymën e ujit përpara se t’i eksplorojnë.
“Përshëndetje, ndodhemi këtu sepse kishim ngecu në kanion. Ne u shpëtuam nga ky djalë, Djali më i mirë që kemi takuar ai na shpëtoi jetën. Nëse nuk e besoni, hidhni një sy vetë se si është vendi. Ju bëj thirrje turistëve të kenë kujdes kur futen në kanion. Kontrolloni rrymën e ujit, motin dhe nivelin e ujit përpara se të hyni në kanion. Mos u fusni kurrë pa i kontrolluar këto kushte pasi mund të ndodhë ndonjë incident. Jemi të sigurt tani, faleminderit”, shprehen turistët.