Almês i merret telefoni dhe pasaporta, Cengu paralajmëroi Gjicin për videon në ditën e

Date:

- Advertisement -

Saga e skandalit seksual të Safet Gjicit me Alma Kaçin vazhdon dhe tashmë ka marrë një tjetër rrjedhë, atë të shpërdorimit të detyrës për shkak të një tenderi mbi rehabilitimin dhe kastrimin e qenve të rrugës. Alma Kaçi pritet të merret në mbrojtje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të kthehet në dëshmitaren kyçe të procesit penal që ka nisur në SPAK.

Janë regjistruar veprat penale të e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale, ndërkohë që 40-vjeçares i është bllokuar pasaporta për të shmangur një tentativë të mundshme për të dalë jashtë vendit.

Gjithashtu, i janë sekuestruar edhe aparatet celulare, me qëllim ekzaminimin e bisedave të 40-vjeçares në rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme, ku mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje. Gjithashtu, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bashkisë dhe janë marrë në pyetje disa punonjës, që kanë konfirmuar praninë e Alma Kaçit në institucion më 6 qershor.

Edhe nënkryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, është marrë në pyetje, pasi rezulton të jetë personazhi i tretë i video-skandalit dhe personi që planifikon kontakt të mëtejshëm me Alma Kaçin, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenve të rrugës. Ai ka theksuar se plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak.

Gjithashtu, një person tjetër, që nuk është shfaqur në video, do të merret në pyetje. Ai është Astrit Cengu, anëtar i Këshillit Bashkiak të Kukësit. Në ditën e betimit të Gjicit në krye të Këshillit Bashkiak, Cengu ka pasur një përplasje të fortë verbale me kryetarin e bashkisë, ku nuk kanë munguar kërcënimet.

Sipas dëshmitarëve, Safet Gjici i ka kujtuar Astrit Cengut se disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast. Nga ana tjetër, Cengu i është përgjigjur Gjicit se nuk kishte çfarë t’i bënte, pasi dhe 4 ditë ishte në krye të bashkisë, pasi në publik do të dilte një video me përmbajtje seksuale. Kjo tregon se Cengu ka qenë në dijeni të video-skandalit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shkodra nuk gjen qetësi, pas tritolit në agjencinë e funeralit, i hedhin në erë derën e banesës

Shkodra është tronditur nga një shpërthim eksplozivi që u...

VIDEO/ Shkodrani me debutim historik në Seria A, Kaljari ndal Milanin me gol në minutën e 89-të

Kaljari ka barazuar 3 me 3 përballë Milanit. Sfida...