Komplot kundër shtetit shqiptar/ A janë muxhahedinët hackerat që rrëzuan serverat e shtetit?!

Date:

- Advertisement -

U nis si një operacion sekret, që duhej të kalonte pa shumë bujë publike, por kundërshtimi nga ana e iranianëve ‘zbuloi’ një operacion të pazakontë antiterror të ndërmarrë nga SPAK në kampin e muxhahedinëve iranianë.

Burime për Top News pohojnë se një grup i vogël i policisë së shtetit, drejtorisë antiterror dhe mbështetur edhe nga drejtoria vendore e policisë së Durrësit u paraqit paraditen e kësaj të marte në kampin Ashraf 3 për të zbatuar urdhrin e GJKKO për kontrolle brenda kampit.

Ata kanë hasur në kundërshtimin e muxhahedinëve, duke detyruar policinë e shtetit që të kërkojë përforcime për zbatimin e këtij urdhri. Përforcimet mbërritën nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat speciale RENEA.

“Ju VRATË vëllanë tonë!”/ Protestë në kampin e MEK në Manëz, ndërhyn RENEA (Video)
Burimet pohojnë se grupi hetimor ka zbuluar brenda kampit të muxhahedinëve një bazë me pajisje kompjuterike, që dyshohet se është ngritur në kundërshtim me marrëveshjen për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri.

Dyshohet se baza ka lidhje me sulmet kibernetike ndaj sistemeve qeveritare shqiptare. Dyshimet nuk lidhin muxhahedinët drejtpërdrejt me këto sulme, por mendohet se ka agjentë të infiltruar të shërbimeve sekrete iraniane, që nga brenda bazës kanë marrë pjesë në këto sulme.

Në zbatim të urdhrit të SPAK, policia kërkoi sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe sendeve të tjera që mund të vlenin për hetimin, por janë kundërshtuar nga iranianët, që kanë kërkuar këqyrjen e tyre në vendngjarje, por jo sekuestrimin.

Në këtë moment ka nisur përplasja fillestare, ndërsa policia përforcoi radhët, duke shkuar në total mbi 400 forca. Në aksion morën pjesë grupet e gatshme të drejtorive të Durrësit, Tiranës, forcat shqiponja nga dy qarqet, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, operacionalet dhe forcat speciale RENEA.

Gjatë përplasjes, iranianët pretendojnë se policia shqiptare ka përdorur dhunë dhe gaz lotsjellës, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen dy anëtarë të tyre. Policia konfirmon vetëm një të vdekur dhe sqaron se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në total, policia ka lëshuar 70 urdhërarreste ndaj anëtarëve të MEK. Policia sqaron gjithashtu se ajo ka zbatuar plotësisht legjislacionin në fuqi, respektimin e të drejtave të njeriut dhe marrëveshjen e strehimit të iranianëve në Shqipëri./TopNews

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...