“Merr jetë” ëndrra Euro 2024/ Shqipëria triumfon dhe “rrëmben” vendin e dytë me “ndihmën” e Moldavisë

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka marrë fitoren e dytë në kualifikueset e Euro 2024, teksa mundi 1-3 Ishujt Faroe në Tórsvøllur (Torshavn).

Kuqezinjtë realizuan pas vetëm 1 minute lojë me Sokol Cikalleshin, por festa zgjati shumë pak, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Një rikuperim topi nga Seferi solli golin e avantazhit për të besuarit e Sylvinhos. Jasir Asani dha një asist të bukur për Nedim Bajramin, i cili me një të djathtë tokazi dërgoi sferën pas shpinës së Teitur Gestsson.

Sokol Cikalleshi ishte vërtetë një “engjëll” dhe “djall” në minutën e 30-të, teksa fitoi penallti por gaboi nga pika e bardhë. Atëherë kur u mendua se skuadrat do të shkojnë në dhomat e zhveshjes me shifrat 0-1, vendasit vendosën ekuilibrat me një gol me kokë të Fareo.

Në minutën e 51-të, Kristjan Asllani realizon një gol për panoramë, pas një goditje “kirurgjikale” nga distanca. Në fund Muçi vulosi suksesin, me Shqipërinë që merr kështu një triumf me shumë vlera.

Sa i takon renditjes, me këtë rezultat, skuadra jonë përfaqësuese merr vendin e dytë në renditje me 6 pikë. Surpriza e madhe vjen nga Moldavia, e cila pozicionohet e 3-ta me 5 pikë, pasi mundi Poloninë 3-2 dhe bëri që këta të fundit të gjenden në vendin e katërt me 3 pikë. Ishujt Faroe janë në kuotën e 1 pikëve, pas 3 ndeshjesh.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...