Shqipëria ia doli të triumfojë 1-3 ndaj Ishujve Faroe, në sfidën që shkoi për llogari të kualifikueseve te Euro2024. Pas ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shihen kuqezinjtë duke festuar. Nuk mungon as trajneri i Kombëtares, Silvinjo i cili kishte disa fjalë për grupin pas sfidës.
“Sonte e meritojmë të festojmë, per tre pikët, për objektivin e arritur, për ata tifozë që ishin në dhe për miliona shqiptarët e tjerë që ishin me zemër në fushë me ne!
Edhe trajneri Silvinjo mendon njëlloj dhe ua tha lojtarëve pas ndeshjes: “Dua t’ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke endërruar”Me një dëshirë dhe një qëllim, drejt “Euro 2024”! – Shkruan FSHF.