Shqipëria kërcen “samba” në Ishujt Faroe, flet trajneri Sylvinho dhe protagonistët: Duam Europianin

Date:

- Advertisement -

Shqipëria mori mbrëmjen e djeshme një fitore shumë të rëndësishme në një transfertë tejet delikate, ku kanë ngecur edhe ekipe të mëdha. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho arritën të fitonin me shifrat 1-3 ndaj Ishujve Faroe në një ndeshje të interpretuar shumë mirë dhe të luajtur me ritëm.

Fillimisht shënoi Nedim Bajrami, që regjistroi golin e dytë radhazi, teksa kundërshtarët barazuan në fund të pjesës së parë. Me të nisur e dyta, Shqipëria u kthye në avantazh me një “raketë” të Asllanit, teksa për të certifikuar fitoren mendoi Ernest Muçi me një gol “solo”.

Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri Sylvinho dhe tre protagonistët e golave. Të gjithë njëzëri shohin shanse reale për tu kualifikuar në Europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani, çka padyshim do të përbënte një sukses të madh, pas atij të vitit 2016-ës.

Fitorja e Moldavisë në mbrëmjen e djeshme ndaj Polonisë, ndihmon Shqipërinë të renditet e dyta me 1 pikë më pak se Çekia dhe 3 pikë më shumë se Polonia.

TRAJNERI – “Është e vështirë të luash këtu. Topi i gjatë të vendos në vështirësi. Ata kanë lojtarë të gjatë. Me një top të gjatë të hapen probleme dhe krijohen situata të paparashikueshme. Fituam 1-3 një ndeshje të komplikuar. Në vitin 2021 kishte ndodhur për herë të fundit që Shqipëria kishte marrë 2-3 fitore radhazi. Djemtë bënë shumë mirë, treguan shpirt të madh gare, treguan unitet. Të gjithë lojtarët kanë bërë punë shumë të mirë këto ditë.

Njësoj janë shanset në grup. E rëndësishme ishte të fitonim dy ndeshjet tona. Ka ndodhur përpara dy vitesh, gjatë pandemisë, që Shqipëria fitonte dy ndeshje radhazi. E kam thënë që në fillim se grupi është i vështirë dhe i ekuilibruar, por asgjë nuk ndryshon. Jemi të kënaqur për dy fitoret dhe jemi plotësisht në garë për kualifikimin.

Të dy ishin gola shumë të bukur. Trajneri punon, stafi teknik punon, por kemi lojtarë të fortë. Ata janë protagonistët kryesorë. Goli i Aslllanit ishte i vështirë për t’u realizuar. Teknikisht më i bukur. Muçi, Sadiku, Uzuni, Keidi Bare, të gjithë që erdhën nga stoli dhanë një kontribut të madh në këtë sukses”, u shpreh Sylvinho.

ASLLANI – “Shpresoja që topi të më vinte. E pashë linjën e lojtarëve kundërshtarë shumë pas. E kisha ndarë mendjen ta gjuaja në portë. Falë Zotit ma dha Nedimi. Kombëtarja është ëndërr që kur lind. Po bëjmë mirë. Ky grup është i vështirë. E pamë që Moldavia ka fituar me Poloninë. Për Champions League nuk kam çfarë të them. Duhet ta kishim fituar.

Shpresojmë të na vijë një rast tjetër. Unë jap zemrën në fushë. Edhe tek Interi dua të luaj. Por shoh futbollistët që kam përpara. Kam mësuar shumë gjëra. Falënderoj trajnerin që më dha mundësinë të luaj nga minuta e parë. Gjithë e dinë se unë kam shumë qejf të godas nga jashtë. Tre herë shkoi keq, më pas erdhi fati, çfarë t’i bëjmë”, tha Asllani.

BAJRAMI – “Jam shumë i lumtur që dhe sot shënova. Nuk u dorëzuam dhe fituam këtë ndeshje. Nuk është e lehtë të luash këtu. Këta janë një skuadër shumë fizike. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste dhe në fund morëm tri pikët. E kemi analizuar gjithë ndeshjen. E dinim që s’do të ishte e lehtë. Kur të kthehemi të gjithë bashkë të japim maksimumin dhe të marrim një pikë ose një fitore me Çekinë”, u shpreh mesfushori.

MUÇI – “Jam shumë i lumtur që shënova. Ishin 3 pikë shumë të rëndësishëm. Mbas 4 ditësh do të rikthehem në klubin e Legias. Mes Polonisë dhe Shqipërisë është lufta, shpresoj që t’i mundim në shtator. Ndihem shumë mirë, trajneri na bën që të ëndërrojmë akoma më shumë për tu futur në Europian. Sa herë që do të futem, do të jap më të mirën për”, u shpreh ish-sulmuesi i Tiranës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...