Orges Bilbili nuk dorëzohet, kërkon lirimin në Gjykatën e Lartë

Date:

- Advertisement -

Orges Bilbili nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe kërkon lirimin, pavarësisht se është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Posaçëm. Nëpërmjet avokatit të tij, 33-vjeçari ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon shfuqizimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

I riu nga Lushnja u prangos në zonën e Xhamllikut në Tiranë gjatë pandemisë më 10 prill të vitit 2020, kur vendi ishte i gjithi në izolim, i karantinuar. Ai u pikas teksa kryente veprime të çuditshme nga një efektiv i forcave “Shqiponja”, i cili u vu në ndjekje të tij duke i bërë thirrje vazhdimisht që të ndalonte.

Bilboili është dënuar për trafik droge, teksa dyshohet se është autori i disa vrasjeve në Lushnjë dhe krimeve të tjera të rënda. 33-vjeçari u shpall në kërkim në vitin 2017, bashkë me Laert Haxhiun, i arrestuar para pak javësh në Janinë të Greqisë.

Dyshohet se kjo dyshe kanë bashkëpunuar për vrasjet në Lushnjë në vitin 2017. Bilbili rezulton i dënuar edhe me 7 vite e 4 muaj burg për trafik lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Po ashtu, Bilbili akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në rërën e bregdetit të Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...