“Vajza e videos së Gjicit më erdhi për të bërë emision investigativ”, Alma: S’është e vërtetë, me Drishtin kemi folur për marketing

Date:

- Advertisement -

Pak ditë më parë. u publikua një videoskandal të Safet Gjicit dhe një gruaje të identifikuar si Alma K., të cilët po kryenin akte seksuale në ambientet e Bashkisë Kukës, te zyra e ish-kryebashkiakut. Ky i fundit dha dorëheqjen pas publikimit të videos, teksa Alma K., vijon të jetë në qendër të mediave. Emri i Almës është përmendur pak ditë më parë nga pronari i Zjarr TV, Ismet Drishti i cili në një emision televiziv tha se e ka takuar vajzën që shfaqet në videon seksuale të Safet Gjicit disa ditë para skandali, pasi ajo i kishte shkuar në televizionin që ai drejton dhe e kishte pyetur nëse ishte i interesuar për të bërë emision investigativ.

Sipas Drishtit, Alma punon për një emision investigativ ku edhe njerëz të tjerë anë rënë në grackën e saj. Pas kësaj deklarate Alma K., në një bisedë telefonike me JOQ Albania ka përgënjeshtruar Drishtin. Alma është shprehur se me Drishtin nuk biseduar kurrë për emisione investigative, por vetëm për punë. Në versionin e saj, Alma thotë se Drishti ka kontaktuar me të që të bëhet agjente marketingu, por kurrë nuk kanë folur për kamera të fshehta, ashtu siç pretendon pronari i televizionit.

“Përshëndetje! Ismet Drishti, President i Zjarr Tv, ka nxjerrë një lajm se pak ditë më parë unë i kam shkuar për të investiguar. Unë e hedh poshtë këtë gjë. Me Ismet Drishtin nuk kam bashkëpunuar për emisione investigative. Ismet Drishti më ka kërkuar të shkojë nëpër biznese si agjente marketingu për reklamimin e tyre në televizionin e tij. Ndoshta Ismet Drishtit nuk i ka pëlqyer fakti që bizneset nuk kanë shkuar të bëjnë reklamë në televizionin e tyre dhe po nxjerrë aludime, pasi nuk është e vërtetë që t’i kem kërkuar bashkëpunim për emisione investigative”, shprehet Alma për JOQ.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...