Të premten më datë 23 Qershor, studentët e mjekësisë do të protestojnë sërish përpara rektoratit të Universitetit të tyre.
Studentët thonë se protesta do nisë në orën 10:00 te rektorati i Universitetit të Mjekësisë po marshimi do të zhvendoset te Ministria e Arsimit.
Kjo protestë është e dyta brenda javës pasi ditën e djeshme organizuan një protestë tjetër. Studentët e mjekësisë kundërshtojnë planin e qeverisë për të vendosur një tarifë prej 5 mijë eurosh për ata që duan të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit. Studentët nuk e quajnë të drejtë këtë tarifë dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.
Ata kundërshtojnë draftin e qeverisë që i detyron të punojnë tre vite në Shqipëri dhe më pas të pajisen me diplomë. Studentët i kërkojnë qeverisë që të përmirësojë kushtet në fakultete dhe në punë qe mjekët e rinj të mos ikin nga vendi ashtu siç po ndodh çdo ditë