Rekord historik, atletja shqiptare Luiza Gega futet në histori të kampionateve evropiane

Date:

- Advertisement -

Luiza Gega ka triumfuar në garën e 3000 metrave me pengesa dhe ka barazuar rekordin e atletes bullgare Ivet Lalova-Collio, si atletja më e suksesshme në historinë e kampionateve evropiane të atletikës me 11 fitore dhe dy herë nënkampione.
Atletja shqiptare, e cila po tregon një formë të shkëlqyer në kampionatin evropianë të atletikës, që po zhvillohet në Krakovë të Polonisë, ka arritur të triumfoi edhe në garën 3000 metra me pengesa, duke kapur kohën rekord 9:17.31. Ky rezultat i saj, i ka dhënë skuadrës shqiptare 15 pikë të tjera në kampionatin evropianë të atletikës që po zhvillohet prej disa ditësh në Poloni.

Pak ditë më parë, Gega fitoi edhe në garën e 5 mijë metrave, teksa dita e sotme ishte kryesore për atleten kuqezi, që fitoi në disiplinën e saj në 3 mijë metra me pengesa. Federata Evropiane e Atletikës ka përgëzuar në rrjetet sociale suksesin e arritur nga atletja shqiptare.

Ajo ja doli, fitoi kampionatin duke thyer rekord! Luiza Gega barazohet me Ivet Lalova-Collio (BUL) si atletja më e suksesshme në historinë e kampionateve evropiane të atletikës me 11 fitore dhe dy nënkampione.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...