Mirjan Cangoja, 39 vjeç, është shqiptari i cili ka ndërruar jetë pasi u përfshi në një aksident në zonën e Breshias. Ngjarja ndodhi rreth orës një të natës midis të enjtes dhe të premtes, ku Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me anësoren. Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend.
Ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq ndërroi jetë.