Plazhe dhe çadra falas në Pogradec, shtohet hapësira publike për turistët

Date:

- Advertisement -

Pushuesit në Pogradec do të kenë më shumë hapësira publike në vijën liqenore. Mbi 30 për qind e plazheve do të jetë falas, ndërkohë që bashkia ka vendosur edhe çadra që mund të shfrytëzohen nga turistët.

“Nga 20 me 80 që ka qenë më parë, në 30% plazh publik, shtesën vendosëm ta japim më pjesët më të preferuara të qytetit. Është plazhi përballë degës, veç asaj është edhe nisma për shërbyer qytetarëve sa më denjësisht, për të vendosur çadra pa pagesë në gjithë plazhet, do të vendosen bovat, do të vendosen vrojtuesi dhe dikush që do të kujdeset për plazhet”, thotë Elenja Karafili.

Edhe pse jemi në fillim të ditëve të nxehta, frekuentuesit e pare kanë nisur të shfaqen në liqenin e Pogradecit.

“Deri tani ka një përmirësim të dukshëm në krahasim me vitet e tjera, pasi është hedhur zhavorri që zëvendëson rërën, janë vendosur e këto çadrat. Puna është se njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm plotësisht për t’i mirëmbajtur, i prishin, hedhin plehra, po të vije dje pasdite gjejë vetëm plehra”, thotë një qytetar.

Pogradeci është i njohur për çmimet e ulëta dhe për qetësinë që fal, ndërkohë që vitet e fundit ka pasur investime edhe në lokalet e jetës së natës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...