1500 Euro për certifikatën e gjuhës gjermane, mos u mashtroni nga qendrat e kurseve

Date:

- Advertisement -

Miljano Çollaku, është një qytetar nga Fieri. Prej disa muajsh, nëpërmjet miqve ka kontaktuar me një vajzë nga Tirana, e cila i kërkoi 1500 Euro, që ta pajiste me certifikatë të gjuhës gjermane.

“Na premtoi që do jepte viza. Me këtë person u lidha me anë të një shokut tim. Ai shoku im ka rënë pre e këtij personi për vete. Nga ai kemi rënë shumë veta të tjerë që jemi grup shoqëror, miqësor. Në total kam paguar 1500 Euro”, tha denoncuesi.

Por muajt kaluan dhe vajza vetëm justifikohej e gënjente.

Mashtruesja: Nesër, nuk besoj se është aty ajo, se është e shtunë, por po ashtu, t’i them unë, që ta nxjerrë dhe të shkosh të hënën e ta marrësh aty te recepsioni, ku pyete. Sesi i kupton ti gjërat, nuk kam nerva të të sqaroj, se jam me të vërtetë shumë e sëmurë. Më tha, që të vijë të hënën në 8:30. Më qoftë se s’do, ndaç shko, ndaç mos shko! Unë nuk rri me telefon në dorë, se kam edhe unë punët e mia, siç ke edhe ti punët e tua, se na keni konsideruar kafshë, jo njerëz familjarë, që kemi edhe ne punët tona, nuk rrimë me telefon në dorë. Dakord? Se të shkon rruga kot, po nesër janë pushim.

“Jemi 4-5 veta që jemi marrë me këtë dhe nuk i mbaroi një njeriu një punë”, tha denoncuesi.

Miljano tregon se vajza fliste në emër të ambasadës gjermane dhe hiqej si punonjëse në këtë institucion.

Këstin e fundit të pagesës prej 600 eurosh e mori një grua tjetër, e dërguar prej të parës.

“Takimin e bëra në Tiranë. Ky person ishte një femër edhe kjo, kam numër telefoni të asaj dhe punonte taksi”, tha denoncuesi.

Bashkëpunëtorja: Ja, të diskutoj me personin, që i kam dërguar paratë! Jo, jo, nuk kam lidhje unë me 1500 Euro. Unë nuk kam marr kurrë më shumë se… Ai ka dhënë 300 Euro.

Pas ndërhyrjes së gazetarit të emisionit “Stop”, Miljano mori të plota 1500 Euro, që kishte paguar./tvklan.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...