Siç ishte bërë me dije që disa javë më parë, programit të humorit “Klanifornia” po i vjen fundi, teksa nuk do të ketë një sezon tjetër, as në Klan apo tjetër televizion. Nisur nga kjo, dita e xhirimeve të spektaklit, që ka qenë sot, ka rezultiar mjaft e vështirë për aktorët, sidomos për Julian Dedën, i cili ka ndarë edhe një mesazh në rrjetet sociale.
Kështu, ai thotë se në 20 vite karrierë, sot ka qenë hera e parë kur ka shkuar i mërzitur në punë, ndërsa thekson se nuk mërzitet se nuk do ketë më emision, por fakti që nuk do takohet me kolegët që 15 vitet e fundit iu janë bërë si familje. Kujtojmë se se eksperiencën me këtë program, Deda e ka nisur në kohën kur vinte në formatin e “Apartamentit 2xl” dhe e ka vazhduar deri kur mori formën e Klanifornias.
“Sot ishte hera e pare ne 20 vite karriere, qe shkova ne pune i merzitur, dola ne skene pa e patur fare mendjen aty. Si asnjehere ne jeten time, doja me shume ikja nga puna, se sa te rrija aty, sepse nuk me behej t’i shihja koleget ne sy. Kisha frike se mos e leshoja veten, kisha shume frike. Sot xhiruam shfaqjen e fundit te Klanifornias. Nuk me merzit fakti qe s’do kete me Klanifornia, se çdo spektakel ka ciklin e vet. Me prek vetem ideja qe nuk do takohem me çdo dite, siç kam bere keto 15 vitet e fundit me familjen time te dyte, me koleget dhe bashkepunetoret e mi, me te cilet kemi ndare jo vetem skenen, por edhe gezimet dhe hallet e njeri-tjetrit, miqesine qe do jete e perjetshme dhe mbi te gjitha pasionin per profesionin. I dua te gjithe pa perjashtim, jane pjese e jetes sime dhe sigurisht pjesa me e rendesishme e karrieres sime. Prandaj, sot vetem ju dua t’ju falenderoj, meritoni gjithe duartrokitjen time te zemres. Ju uroj me gjithe shpirt, qe si ju dhe une bashke me ju, te jemi dinjitoz dhe te suksesshem kudo qe te shkojme, ne çdo projekt ne vazhdim. Eshte nder per çdo televizion te kete ne perberjen e tij djem e vajza te talentuar, siç jemi ne, Familja e Madhe e Apartamentit 2xL dhe Klanifornias.”- shkruan Juliani.
/News31