Gruaja që humbi jetën pasi u rrëzua nga pallati në zonën e Komunës së Parisit është aktivistja Arbëresha Mushani (Burazeri).
Ajo është një emër i njohur i arsimit dhe edukimit në Shkodër, një eksperte dhe aktiviste e shoqërisë civile e spikatur, u largua nga jeta në mënyrë të beftë vetëm pak ditë para ditëlindjes: me 1 korrik do të festonte 55- vjetorin.
Lajmin e trishtueshëm e kanë dhënë në rrjetet sociale familjarë, miq dhe kolegë të së ndjerës, teksa kanë përcjellë edhe ndjesitë e tyre për këtë humbje të madhe për familjen por edhe përtej.
“Bashkë nuk do takohemi ma, po e ruaj këtë buzëqeshjen tanë”, “Më e mira më e dashtuna”, “Nënë shembullore për dy fëmijët e tu dhe mike e mirë për të gjithë, ke lënë gjurmë të thella në këtë jetë”, janë disa nga mesazhet e miqve të saj.
Arbëresha Mushani ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në arsimimin e shumë brezave, teksa ka qenë e angazhuar në fushën e shoqërisë civile, me shoqata, organizata dhe institucione të shumta vendase e të huaja.