Flamuri ‘KUQ e ZI’ preku 5 pikat më të thella të globit, falë shqiptares!

Date:

- Advertisement -

Viktor Vescovo është një eksplorues i jashtëzakonshëm. Amerikani nga Teksas është i pari njeri në botë që është ulur në 5 pikat më të thella të globit me nëndetësen e tij speciale, ka prekur majën më të lartë të planetit dhe hapësirën.

Ai ka më shumë se 50 vite që bën zhytje në thellësitë e deteve, dhe rrëfen për mediat e huaja se asnjëherë nuk ka pësuar lëndime.

5 personat që u shpallën të pajetë të Enjten pasi nëndetësja “Titan” shpërtheu pranë mbetjeve të Titanikut në oqean, ishin miq të tij.

Për këtë tragjedi, Vescovo thotë se ndodhi për shkak të një defekti teknik dhe faktit që ekipi i kompanisë përgjegjëse nuk u tregua i kujdesshëm.

Por çfarë e lidh Viktor me flamurin shqiptar?

Gruaja e tij, Monica Beu është shqiptare dhe në respekt e shenjë dashurie ndaj saj, Viktor e ka mbajtur flamurin shqiptar gjithnjë në uniformë dhe pajisjet e tij bashkë me dy flamuj amerikanë, qoftë kur ka eksploruar detin, majat e maleve apo hapësirën.

Vescovo, u ul në pikën më të thellë të oqeaneve në thellësinë 10928 m më 28 Prill të 2019-ës, më pas ai eksploroi 5 pikat më të thella të globit në kuadër të ekspeditës “Five deeps expedition”.

Më 24 Maj 2010 ai u ngjit në majën më të lartë të botës në Himalaje, ndërsa në 2022 ai fluturoi në hapësirë me anijen “New Shepard”.

Monika ka marrë mbiemrin e tij dhe në rrjetet sociale ajo nuk i kursen fotot me partnerin e saj të zemrës apo dedikimet.

Nga ana tjetër, Viktor ka një konsideratë të veçantë për historinë e Shqipërisë të cilën e konsideron të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related