Përmbytjet në Kosovë i morën jetën djalit 5-vjeçar, viktimë edhe nëna e vogëlushit

Date:

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme u raportua se nё lagjen “Asllan Qeshme”, nga përmbytjet masive në Kosovë, humbi jetën një fëmijë rreth 5-vjeç, teksa u raportua zhdukja e nënës së tij,

Ndërkohë pas kërkimeve, e ëma e vogëlushit u gjet, por fatkeqësisht pa shenja jete, duke u bërë viktima e dytë e situatës që ka dalë jashtë kontrollit për shkak të reshjeve të dendura.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është shprehur i tronditur për humbjen e dy jetëve (nënë e bir), në Pejë, si pasojë e vërshimeve.

Ndër të tjera, Muhaxheri ka deklaruar se ekipet ndodhen në terren të cilat po vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet.

Nё lagjen “Fidanishte” nё Pejё dy persona kanë pësuar lëndime trupore për shkak të vërshimeve dhe janë dërguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё për trajtim mjekësor.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related