Ditën e djeshme, u grabit me armë një Exchange në zonën e Astirit. E ndonëse kanë kaluar 24 orë që nga momenti kur ndodhi ngjarja, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit. Ky i fundit me armë dhe i maskuar grabiti mijëra euro në vetëm 1 minutë e 48 sekonda. Nga hetimet e para, dyshohet se mund të ketë pasur informacion mbi shumën e majme monetare që ndodhej në ambientet e Exchange.
Ajo që dyshohet tjetër është se grabitja mund të keqtë qenë e mirëmenduar, ndërsa pjesë e hetimeve është edhe dera e brendshme e sigurisë, e cila ishte e hapur. Nuk dihet nëse dera është lënë enkas, për t’ia bërë autorit, më të lehtë grabitjen, apo është thjeshtë rastësi. Për gati 800 m nga vendi ku ndodhet Exchange-i autori është survejuar nga kamera sigurie, por më pas ai humb gjurmët nëpër rrugicat dhe lagjet e Astirit.