VIDEO/ “Fituam me lojë të bukur”, Silvinjo zbulon axhendën: Të përgatitemi për shtatorin, na presin 5 finale

Date:

- Advertisement -

Shqipëria arriti të marrë 2 fitore të rëndësishme duke mundur Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Kuqezinjtë bindën edhe me lojë veç rezultatit ndërkohë që Silvinjo shprehet se duhet më shumë punë duke qenë se janë edhe 5 finale të tjera të cilat duhen fituar. Ai analizoi dy ndeshjet e fundit dhe u ndal te shtatori, ku edhe mund të përcaktohen fatet e Europianit.

VIDEO nga intervista e trajnerit te kombetares

“Njohja me skuadrën? Mund të flasim më mirë për katër muaj punë, por edhe për ndeshjen e parë me Poloninë. Më pas bëhet, jo thjesht më e lehtë, por sa herë që mblidhemi me lojtarët në grumbullim për 7 apo 10 ditë, bëhet më e lehtë për të punuar me ta, sepse ata i njohin tashmë praktikisht konceptet dhe idetë tona të futbollit. Njëkohësisht edhe ne si staf teknik i njohim më mirë lojtarët.

Impenjimi i skuadrës? Mendoj se në dy ndeshjet e fundit kemi bërë një lojë të bukur, ishin dy sfida të ndryshme dhe të vështira. Moldavia është një skuadër e fortë fizikisht, e vendosur mirë në fushë, e përgatitur mirë. Në sulm ka lojtarë të fortë, por unë mendoj se ne e kemi menaxhuar shumë mirë ndeshjen dhe kemi merituar fitoren në të dyja sfidat. Më pas Ishujt Faroe ishte një transfertë shumë e vështirë, që nga udhëtimi, fusha me bar sintetik dhe në goditjet standarde viheshim në vështirësi.

Jam i kënaqur nga impenjimi, guximi i futbollistëve, të cilët luftuan në fushë, sepse më pas flitet që kemi luajtur mirë e kemi fituar, por edhe unë shoh shumë detaje të tjera, siç është rikuperimi i topit, shpirtin e garës se futbollistëve dhe zemrën e treguar në fushë mbi të gjitha në shtëpi në një stadium të mbushur me 20 mijë tifozë. Jam shumë i kënaqur në këtë aspekt.

Filozofia e tij? Mendoj që t’i imponosh idetë skuadrës është diçka që kërkon kohë, jam absolutisht shumë i kënaqur kur nis grumbullimi me skuadrën, sepse kemi mundësi të përmirësohemi. Kjo është një pikënisje, jo një vijë finishi, prej katër muajsh punojmë bashkë me lojtarët. Kemi shumë për të përmirësuar të gjithë, por është një proces. Ata janë futbollistë të fortë, i kuptojnë menjëherë idetë dhe konceptet e futbollit. Pjesa më e vështirë është që punohet shumë më video dhe kur mbërrijnë në grumbullim lojtarët kanë 3-4 ditë kohë dhe më pas është ndeshja, pas 3 ditësh, një tjetër ndeshje dhe nuk ka shumë kohë për t’u stërvitur shumë. Duhet të punojmë me video, por ata janë inteligjentë, futbollistë shumë të mirë për të prodhuar në fushë atë që kërkojmë ne.

Programi për ndeshjet e shtatorit? Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, ndeshja e parë në Poloni ishte e rëndësishme, dy ndeshjet e qershorit ishin shumë të rëndësishme dhe është e drejtë. Tani ndeshja më e rëndësishme e jona është ajo ndaj Republikës Çeke e më pas kemi Poloninë. Ne kemi për të luajtur 5 finale, duhet të luajmë fort në këto pesë ndeshje dhe të shohim më pas se çfarë do të ndodhë.

Pas Ishujve Faroe stafi teknik u kthye në Tiranë dhe për 3-4 ditë kemi vijuar punën bashkë për të përgatitur që tani disa gjëra për muajin gusht dhe shtator. Kemi bërë disa mbledhje me të gjithë dhe më pas do të kemi disa pushime. Unë do të kaloj kohë me familjen në Portugali. Programi është që të rikthehemi në fund të korrikut, kur nisin ndeshjet miqësore apo disa kampionate për të monitoruar disa prej futbollistëve tanë dhe të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit”, u shpreh Silvinjo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...