Sic mund ta keni lexuar apo dëgjuar, Mc Kreshën nuk do ta shohim më vetëm në muzikë, si një nga reperat më të mirë të industrisë shqiptare të muzikës, por edhe në futboll. Kështu, artisti ka vendosur të ndjekë pasionin e tij, për të cilin ka folur jo rrallë edhe në tekstet e tij të këngëve dhe disa javë më parë mori Licencën C të UEFA-s, cka e lejon që të përfshihet në strukturat e një klubi futbolli, si trajner apo në pozicione të tjera dhe më shpejtë se c’pritej mesa duket ai po e vë në përdorim këtë licencë.
Sic është bërë me dije nga një postim i klubit të futbollit kosovar ‘Phoenix’, Kresha do të bëhet pjesë e skuadrës si pjesë e stafit teknik, në pozicionin e menaxherit të përgjithshëm
‘Me kënaqësi i’u njoftojmë se Mc Kresha ka pranuar të bashkohet me klubin e futbollit Phoenix si pjesë e stafit teknik dhe menaxher gjeneral. E falënderojmë dhe na nderon për bashkëpunimin e tij me trajnerin Gani Sejdiu. Zyrtarzimi behet ne ditet ne vijim! MC Kresha’.- thuhet në njoftim, teksa bashkangjitur Kresha shfaqet me drejtuesit e klubit.
I urojmë vetëm suksese reperit dhe së shpejti në një klub të madh, pse jo edhe në rolin e trajnerit. /News31