Po i ikte policisë, ky është shqiptari dhe italiania që vdiqën në aksidentin tragjik

Date:

- Advertisement -

Një aksident tragjik me dy viktima dhe 3 të plagosur ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Montelabbatese, Pesaro, Itali.

Një 27-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pasi bashkë me shokun e tij po iknin nga karabinierët që më herët i kishin urdhëruar të ndalonin në rrethrrotullimin e Villa Fastiggi.

“BMW” e zezë e drejtuar nga 27-vjeçari Sulltan Ramadani, me banim në Sant’Angelo në Vado dhe me pasagjer Elvis Cola është përplasur me një Fiat 500 X ku udhëtonin tre të rinj.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa që makina e djemve ka përfunduar në kanal në një distancë prej të paktën 10/15 metrash nga vendi i përplasjes.

Pasagjerja, Martina Mazza, 31, nënë e një djali 5-vjeçar ka ndërruar jetë gjithashtu. Motra Alessia që drejtonte makinën dhe shoku Kevin u plagosën rëndë. Të dy u dërguan gjithashtu në Ankona.

Hetuesit nuk kanë konstatuar shenja rrëshqitjeje në tokë pasi BMW-ja që është përplasur dhe ka përfunduar në kanal ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 150 km/h.

Shoferi 27-vjeçar, Sulltan Ramadani ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa është plagosur rëndë shoku i tij, i cili humbi ndjenjat dhe u dërgua në Ankona me ambulancë ajrore.

Në tokë, për rreth tridhjetë metra, ka pjesë të makinave kudo. Hetuesit nuk përjashtojnë që shoferi të ketë humbur kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë së çmendur me të cilën ishte duke lëvizur.

Ditë më parë, Ramadani ishte ndaluar nga policia pasi lëvizte pa leje drejtimi. Ai kishte frikë se do të ndalohej sêrish dhe për të mos ndodhur ishte gati për çdo gjë, duke sfiduar vdekjen dhe duke vrarë një nënë të re.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...