Nisin polemikat për “Topin e Artë”, Goal: Messi është favoriti kryesor, më pas Haaland e Mbappe

Date:

- Advertisement -

Sipas “Goal.com”, Lionel Messi është pretendenti kryesor për çmimin e “Topit të Artë”, që do të jepet nga revista “France Football” më 30 qershor.

Media e njohur britanike e argumenton me Kupën e Botës dhe kampionatin francez. Sipas tyre, një triumf në kompeticionin që zhvillohet çdo katër vite, është thuajse mbi gjithçka.

Messi ishte protagonist me Argjentinën thuajse në çdo ndeshje, duke përfshirë edhe finalen me Francën. Ai shënoi 39 gola dhe bëri 25 asistime, teksa fitoi edhe kampionatin francez.

I dyti si kandidat potencial për të fituar “Topin e Arte”, vjen Erling Haaland, i cili shënoi 56 gola me Manchester Cityn, duke triumfuar në Champions League, Premier League dhe FA Cup.

I treti mes kandidatëve për momentin renditet Kylian Mbappe. Francezi shënoi 55 gola, teksa humbi finalen e Kupës së Botës dhe fitoi kampionatin francez.

Procesi i votimit për këtë trofe nuk është kryer ende, por duhet thënë se do të jetë një nga më të diskutuarit dhe do të ndahet me një numër shumë të vogël votash mes Messit dhe Haaland.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...

Mbante në kushte të papërshtatshme një shpend në shtëpi, e pëson ish-banori i Big Brother!

Dritan Brahimi është proceduar penalisht ditën e sotme pasi...

“Koncepti i gabuar për tradhtinë” Dajana Shabani: Kush kapet është amator

Mbremjen e djeshme në “D-Night”,tema ngacmuese ishte se çfarë...