Kush është i forti i Vlorës në kërkim, u shpëtoi 3 atentateve!

Date:

- Advertisement -

Tre persona u shpallën në kërkim për tentativën e vrasjes së Tonin Ramajt mesditën e djeshme në lagjen “Pavarësia”.

Në kërkim janë; Ermal Haxhiraj (Bashkim Brahimaj), Neritan Xhaferaj dhe Ermal Osmënaj. Paraprakisht dyshohet se shkak i plagosjen janë konfliktet e vjetra.

Ramaj mori një plumb në këmbë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë dëshmia e tij që ka çuar policinë drejt gjurmëve të autorëve.

Procedohet penalisht administratori i lokalit ku ndodhi ngjarja, Katrin Limaj pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati. Njëri prej autorëve, Bashkim Brahimajt i kanë vrarë të vëllanë, Isuf Brahimaj në 2014.

Por kush është Bashkim Brahimaj?

Ermal (Bashkim) Brahimaj u ka shpëtuar tre atentateve. Më 31 gusht të vitit të vitit 2013 atij iu bë atentat me bombë të telekomanduar dhe më pas në motoçikletë po në Rrugën Transballkanike më 24 tetor 2013.

Katër vite më pas, në 2017 iu vendos eksploziv poshtë makinës, por sërish arriti që të shpëtonte, pasi e pikasi.

Por vëllai i tij, Isuf Brahimaj vdiq në atentatin e dytë me eksploziv.

Pasi i shpëtoi një tentative të mëparshme Isuf Brahimaj, biznesmeni nga Vlora nuk mundi t’i shpëtonte atentatit të dytë në 2014.

Ngjarja ndodhi 9 vite më parë në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, kur pas shpërthimit të automjetit të markës “Mitsubishi” Bajramaj mbeti i vdekur në vend.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...