Kuvendi i Shqipërisë dhe deputetët, ministrat dhe krerët e lartë të politikës që ulen në të janë një turp i vërtetë. Nuk mjafton fakti që sallën më të rendësishme në vend ku merren vendime për shqiptarët, e kanë kthyer në një teatër për shqiptarët, por harrojnë të nderojnë edhe viktimat e gjenocidit grek. Sot bëhen plot 79 vite nga masakra e fundit ndaj popullesisë çame.
Genocidi grek ndaj popullsisë çame nisi më 27 qershor të vitit 1944. Numri i të vrarëve asokohe ka qenë; në Filat 1286, në Gumenicë 192, në Pargë 620 dhe nga 27 qershori 1944 deri në mars 1945, u vranë në total 2771 civilë. Si pasojë e këtij genocidi, një pjesë e popullsisë myslimane së Çamërisë, u shpërngul dhe u vendos në qytetet shqiptare.
Një masakër ende e padënuar, e mbi të gjitha e paruajtur në kujtime dhe në listën e ngjarjeve që duhen respektuar. Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OBK por ende nuk e ka futur në axhendën ndërkombëtare “çështjen çame”.
Mirëpo sot, Kuvendi i Shqipërisë tregoi një pafytyrësi të madhe teksa priti me duartrokitje dhe duke u çuar në këmbë për Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë. Asnjë fjalë për Çamërinë, asnjë minutë heshtje në nder të viktimave, asnjë reagim zyrtar apo koment mbi genocidin ndaj shqiptarëve.
Lidhur me ngjarjen ka heshur edhe presidenti Begaj e kryeministri Rama. Në rrjetet e tyre sociale nuk ka asnjë koment, reagim apo postim mbi genocidin grek dhe përkujtimin e viktimave. Një ngjarje që harrohet jo pa qëllim, në një kohë kur Greqia po bën presion për lirimin nga burgu të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Alfred Belerin.