Sërish telashe për këngëtarin Noizy. Mësohet se gjatë natës lokali në pronësi të tij në zonën e Currilave është përfshirë nga flakët.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që digjet brenda një muaj lokali i këngëtarit, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme.
Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe autoambulanca.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.