Piloti surprizon nënën, e dërgon në pelegrinazhin e Haxhit në fluturimin e tij të parë

Date:

- Advertisement -

Një pilot egjiptian ka surprizuar nënën e tij duke e dërguar në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin.

Piloti, Abdalla Muhammad Bahey që ka punuar si bashkë-pilot në EgyptAir donte të befasonte nënën e tij pasi ishte bërë vetë pilot. Fluturimin e tij të parë si një pilot i licensuar ai e ka kryer në tokën e shenjtë të myslimanëve.

Abdalla ka thënë se surprizën e ka organizuar me kolegët pa ia thënë mamasë. Ai u vesh me uniformën zyrtare të punës dhe doli nga shtëpia me nënën e tij, duke i thënë se do ta linte në aeroport dhe më pas do t’i bashkohej ekuipazhit të një fluturimi të EgyptAir për në Kuvajt.

Ai tha se nëna e tij u trondit kur hipi në avionin për në Mekë dhe e pa atë duke e përshëndetur në portën e imbarkimit.


Abdalla, i cili është 31 vjeç, u diplomua në Kolegjin e Aviacionit në vitin 2012 dhe iu bashkua EgyptAir në vitin 2022. Ai priti 10 vjet për të përmbushur ëndrrën e tij për të punuar si pilot dhe gjithashtu përmbushi ëndrrën e tij të dytë, që nëna të kryente haxhin. Surprizën që i bëri nënës ai e postoi në rrjetet sociale me mbishkrimin:

Ajo e kaloi gjithë jetën e saj për ne… ëndrra e saj e vetme ishte të fluturonte me mua një ditë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related