Sinan Abilaliaj është punonjësi i Policisë Kufitare që humbi jetën mbrëmjen e sotme në Dhërmi.
56-vjeçari thuhet se ka qenë duke patrulluar kur ka filluar të mos ndihet mirë. Ai kishte 12 orë në det pasi kishte marrë turnin në orën 07:00 të mëngjesit dhe do ta dorëzonte në orën 19:00.
Por nga fundi i orarit të punës, nuk është ndjerë mirë dhe ka kthyer gomonen për të dalë në breg.
Qytetarët kanë raportuar për JOQ ALBANIA se për shkak të mungesës së një moli për ankorimin e mjeteve lundruese, punonjësi i policisë është hedhur nga gomonia duke tentuar të dalë në breg me not.
Por për shkak të dallgëve dhe notit në ujin e ftohtë, ai ka pësuar atak kardiak dhe ka humbur jetën.
Trupi i 56 vjeçarit është transportuar në morgun e Spitalit të Vlorës, ku mjekësia ligjore do tregojë dhe shkaqet e humbjes së jetës.