Babë e bir u vranë në Dukagjin, shkak dyshohet një sherr i ndodhur një vit me parë

Date:

- Advertisement -

Më 29 qershor, një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër, aty ku babë e bir, Gjokë e Eduart Gurra u ekzekutuan në Dukagjin. Të dy po shkonin me foristradë për të parë shtëpinë e tyre në fshatin Sumë që ishte djegur dy ditë më parë, kur persona të paidentifikuar i ekzekutuan me plumba.

Babë e bir u zunë pritë në një zonë të pyllëzuar, rreth 500 metra larg shtëpisë së tyre. Gjokë Gurra para 20 vitesh ka qenë efektiv policie, teksa javëve të fundit ka patur disa aksione për zbulimin e plantacioneve të kanabisit në Shkodër, kjo mund të jetë bërë shkak për eliminimin e tij dhe djalit Eduart Gurra.

Ndërkohë dyshohet se shkak i vrasjes së dy personave në fjalë mund të jetë bërë një konflikt që dyshohet se Gjokë Gurra ka pasur një vit më parë me një bashkëfshatarin e tij. 57-vjeçari dhe i njohuri i tij, i cili është në hetim nga policia, është konfliktuar me grushte vitin e kaluar dhe shkak i konfliktit të atëhershëm është bërë tregtimi i lëndëve drusore.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...