Tentoi të vrasë burrin shqiptar me helm miu, arrestohet 46-vjeçarja italiane

Date:

- Advertisement -

Një 46-vjeçare italiane është arrestuar në Rimini, Itali, pasi ka tentuar të vrasë disa herë me helm miu burrin shqiptar.

Dyshimet e profesionistëve shëndetësorë lindën kur, duke filluar nga korriku i vitit 2022, shtetasi shqiptar 54 vjeç, u shtrua disa herë në spital, duke shfaqur në të gjitha rastet simptoma të përputhshme me helmimin nga miu.

Konfirmimi erdhi më pas me ekzaminimet klinike dhe analizat e kryera nga instituti i mjekësisë ligjore të Universitetit të Padovës, të cilat konstatuan praninë e helmit të miut në gjakun e shqiptarit. Më pas mjekët e kuptuan se 54-vjeçari kishte në gjak doza të substancave vdekjeprurëse sa herë që arrinte në spital.

Më pas hetuesit dhe mjekët zbuluan se ky lloj helmi përdoret ekskluzivisht si helm për minjtë dhe se pacienti ishte i ekspozuar ndaj rrezikut të vdekjes.

Duke kuptuar situatën, ishte vetë shqiptari ai që u tregoi hetuesve se i vetmi person që mund t’i helmonte ushqimin ishte gruaja e tij.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti dhe konfiskoi një shiringë me një substancë të panjohur të kuqërremtë në një sirtar të dollapit të dhomës së gjumit. Ekspertët zbuluan se kjo lloj substance ishte helm miu dhe 46-vjeçarja u arrestua.

Tani ajo ndodhet në arrest shtëpie në shtëpinë e nënës së saj me byzylyk elektronik.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...