“Më thanë tradhtar, por unë i përkisja Kosovës”, Rashica flet për “braktisjen” e Kombëtares kuqezi

Date:

- Advertisement -

Milot Rashica është një nga talentet më të mëdha shqiptarë të dalë në dekadën e fundit. Sulmuesi i Norwich City në Angli, në një intervistë të dhënë në Kosovë, ka folur për momentin kur vendosi të lërë Kombëtaren e Shqipërisë për Kosovën, në vitin 2016.

Ai shprehet se u konsiderua tradhtar, por shprehet se ai duhej me patjetër të shkonte atje, pasi i përkiste tërësisht Kosovës dhe duhej nisur një cikël. Bashkë me Rashicën në atë periudhë u largua edhe Amir Rrahmani, një tjetër futbollist i shquar.

“Në momentin që Kosova është pranuar në FIFA dhe UEFA dhe që kemi pasur mundësi të luajmë ndeshje zyrtare si krejt shtetet e tjera të botës, unë isha një ndër të parët që jam kthyer në Kosovë. Më pas erdhën edhe lojtarë të tjerë.

Për disa kohë më etiketuan si tradhtar të kombit, pasi lashë Shqipërinë dhe erdha në Kosovë. Unë kam lindur në Kosovë, kam kryer shkollën këtu, familjen e kam këtu. Unë nga Kosova kam dalë, deri në moshën 18-vjeçare kam jetuar këtu”, tha Rashica. Sulmuesi 27-vjeçar foli edhe në lidhje me vështirrësitë që ka pasur në fillim dhe rrogën e parë që ka marrë si futbollist.

“Në Kosovë kam marrë 150 euro në muaj. 5 euro në ditë, atëherë ishin mirë, ka qenë sukses”, u shpreh sulmuesi, i cili u shpall kampion me Gatalasaray në Turqi, ku ishte transferuar në formë huazimi. Nëse dikur merrte 150 euro në muaj, Rashica në Angli fiton mbi 150 mijë paundë në muaj.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...

Mbante në kushte të papërshtatshme një shpend në shtëpi, e pëson ish-banori i Big Brother!

Dritan Brahimi është proceduar penalisht ditën e sotme pasi...

“Koncepti i gabuar për tradhtinë” Dajana Shabani: Kush kapet është amator

Mbremjen e djeshme në “D-Night”,tema ngacmuese ishte se çfarë...