Për herë të parë, fermerët e Imshtës në Lushnjë, kanë mbetur të kënaqur me prodhimin dhe çmimin për kg të shalqirit. Këtë vit ata e shesin kilogramin me 25 lekë, 5-fish më shtrenjtë se vitin e kaluar.
Ky sezon ka ardhur i mbarë për fermerët e Imshtës në Lushnjë.
Të njohur për prodhimin e shalqirit, këtë vit ata po e shesin prodhimin e tyre 5-fish më shtrenjtë. Nga 5 lekë, në 25 lekë një kilogram.
“Sot është dita e parë që po e vjeljes së kulturës së shalqirit. Çmimi është i leverdishëm, me 25 lekë kilogrami. Prodhimi është i mbarë, cilësia nuk diskutohet”, tha një fermer.
“Për çmimin mbetemi të kënaqur. Me 25 lekë kilogrami”
“Prodhimin e kemi të mbarë, çmimi i arsyeshëm. Sot me 25 lekë. I mirë është dhe kemi interes. Është tokë që bëhet shalqinj”.
Pjekja e hershme dhe cilësia janë ndër faktorët që këtë vit shalqiri po tërheq masivisht konsumatorë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shtetet e rajonit e më gjerë.
“Rraca e farës të jetë më e hershme. Vetëm këtë e kemi pasur problem. Janë shumë të kënaqur fermerët. Do të jetë nxitje për fermerët edhe në vitet në vijim. Çmimi i shalqirit është në favor të fermerëve dhe kjo i bën ato që të punojnë dhe mos të largohen nga Shqipëria”, tha grumbulluesi.
Fermerët e zonës se Imshtës janë specializuar ndër vite në mbjelljen e kulturës së shalqirit dhe pas Divjakës ata janë prodhuesit më të mëdhenj të kësaj kulture.