Autorët kishin dijeni për lëvizjet e tij, por nuk ia dolën: Gentian Bejtja iu shpëtoi 3 atentateve

Date:

- Advertisement -

Detaje të reja janë zbardhur rreth atentatit të ndodhur gjatë mesnatës në Fushë-Krujë, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy të mitur.

Ka dyshime se në këtë atentat kanë marrë pjesë 3 persona të cilët kanë patur dijeni për lëvizjet e shënjestrës, Gentian Bejtja.

Ky i fundit është një eksponent i njohhur në botën e krimit pasi iu ka shpëtuar deri më tani 3 atentateve. Dyshimet se autorët kanë patur dijeni për lëvizjet e tij shtohen prej faktit se ai kishte pak ditë që ishte kthyer në fshatin Larushkë.

Prej pothuajse një viti ai ka qenë në Suedi dhe Norvegji duke kërkuar azil, por kërkesa i është mohuar.

Deri më tani policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, pasi ata kanë djegur makinën tip “Golf 5” në Tapizë. Ka dyshime se shkak për këtë ngjarje të rëndë janë bërë konfliktet e mëparshme të shënjestrës Gentian Bejtja.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...