Në atentatin e mesnatës së 4 Korrikut, në Larushk të Fushë-Krujës u vra 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijë të mitur.
Këta fëmijë të mitur, të moshave 13 dhe 10 vjeç janë djemtë e shënjestrës së atentatit, Gentian Bejtja. 13 vjeçari Alvi Bejtja dhe vëllai i tij 10-vjeçar ndodhen ende në spital pasi u plagosën rëndë në atentatin ku do eliminohej babai i tyre. Djali 10-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe ka mundur të flas për grupin hetimor, ndërkohë që vëllai i tij 13-vjeçar është në gjendje më të stabilizuar por ende nuk e ka kaluar rrezikun.
Por edhe pse dy djemtë iu plagosën në atentatin ku ai vetë ishte shënjestër, Gentian Bejtja nuk është paraqitur në spital për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të tyre. Ai vazhdon të jetë ende në kërkim nga hetuesit që po përpiqen të zbardhin atentatin e tretë ndaj tij.
Gentian Bejtja është një emër i njohur në botën e krimit dhe në Fushë-Krujë dhe natën që ka ndodhur ngjarja e rëndë dyshohet se ka qenë në të njëjtin automjet me kunatin që iu vra dhe dy djemtë, por ka zbritur gjatë rrugës. Ka dyshime se ai ka hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në Shqipëri, pasi nuk konsideron i regjistruar në sistemin TIMS.
Prej pothuajse një viti ai jashtë vendit dhe kishte kërkuar azil në Suedi dhe Norvegji.