Një numër i madh pasagjerësh kanë kontaktuar me redaksinë tonë në lidhje me një defekt të anijes së linjës FINIKAS LINES që bën linjën Sarandë-Korfuz.
Qytetarët shprehen se ky nuk është rasti i parë që ndodh. Në anije mendohet se ndodhen rreth 250 pasagjerë nga të cilët rreth 60 janë të mitur.
Në vijim mesazhi i qytetarëve:
Ju lutemi “Jeta osh qef”Jemi një grup qytetarësh rreth 258 pasagjere mes tyre edhe 58 të mitur që prej dy orësh kemi ngelur në det pasi anija “Marina” e Shoqërisë Finikas Lines në Sarande qe ben linjen nderkombetare Sarande Korfuz u prish. Dhe ky nuk është rasti i parë por i disajti. Nuk mund ta kuptojmë si Ministria e Transporteve u jep leje lundrimi mjeteve të tilla që i lenë pasagjerët në mes të detit. Ju lutemi publikojeni sepse na terrorizoi… Ju lutem publikojeni sepse eshte skandal jemi njerëz. Paulin Ndreu drejtori i pergjithshem detar duhet t kete aksione perderisa nuk i ngacmon dhe i lejon te punojne keshtu. Flm.