Këngëtarja shqiptare, Loredana është në një lidhe me futbollistin e famshëm të Borusia Dortmund Karim Adejemit. Gjithsesi përpos detajeve përgjysmë dhe aludimeve të shumta, një postim nga reperja ia ka vënë pikën kësaj çështje.
Edhe kjo ka ndodhur. Vetë Lori ka ndarë disa foto nga udhëtimi i saj në Itali, ku ndër to edhe një duke u puthur në buzë me 21-vjeçarin.
Në këtë udhëtim dyshja janë shoqëruar edhe nga Hana vajza e Mozik dhe Loredanës, e cila duket se shkon mirë me partnerin e të ëmës pas një fotoje që bëri xhiron e rrjetit. Fotoja tregon Hanën dhe futbollistin të përqafuar dhe duke u argëtuar me njëri-tjetrin.
Interesante është edhe diferenca në moshë pasi Karimi ka lindur në 2002 dhe është 21 vjeç, ndërsa Loredana 27.