Mesditën e djeshme është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku disa persona në moshë të re në dukje, kanë dhunuar barbarisht me shkopa bejsbolli vëllezërit Bilbil dhe Jashar Maja në një lokal në rrugën Fushë Krujë-Thumanë. Siç duket qartë në pamje, një numër prej rreth 7-8 personash kanë mësyrë drejt pjesës së jashtme të një lokali dhe kanë qëlluar pa mëshirë ndaj personave që ndodheshin aty.
Shënjestra kryesore duket të jetë personi me bluzë ngjyrë blu në video, i cili sulmohet nga shumica e personave dhe gjakoset komplet në fytyrë. Edhe në momentin kur ai bie në tokë, dhunuesit e godasin në turmë pa asnjë mëshirë. Ndërkohë, nuk dihet gjendja e të dhunuarve.
Kjo video, në të cilën duken qartë të gjithë të përfshirët, pritet t’i shërbejë edhe policisë për zbardhjen e plotë ngjarjes. Në momentin e përplasjes në lokal ndodhet edhe një i moshuar dhe një grua. Shkak për konfliktin dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë të Krujës. Organet e rendit përplasje mes këtyre personave dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës.
Ky i fundit ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Por vëllezërit Bilbil e Jashar Maja, pretendojnë se shpërthimet gjatë punës në gurore, krijojnë probleme në banesat e tyre. Policia ka bërë me dije se Komisariati i Krujës ka shoqëruar shtetasit Xhelal dhe Përparim Rraja dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Ndërkohë, në deklarimin e dhënë nga Jashar Maja, ai shprehet se të paktën tre nga personat që e kanë sulmuar, i njeh dhe janë pronarë të gurores. Ai ka protestuar për guroren dhe për këtë kishte lënë edhe një takim me një inxhinier.